Haradinaj: Zvicra sot me të drejt është shtëpia e dytë e shqiptarëve

Aktuale

Haradinaj: Zvicra sot me të drejt është shtëpia e dytë e shqiptarëve

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:15
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale.

Haradnaj thotë se Zvicra ka qenë strehë e shqiptareve dhe me të drejt sot është shtëpia e tyre e dytë.

Shënimi i Haradinajt:

Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik. Shteti Zvicran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat