Qytetarët të bllokuar qëllimisht deri në tri orë, në pikën kufitare në Merdare

Aktuale

Qytetarët të bllokuar qëllimisht deri në tri orë, në pikën kufitare në Merdare

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:01
Ilustrim

Qytetarët kosovarë janë duke u përballur me kolona të gjata nëpër pikat kufitare. Pritjet atje janë deri në 3 orë.

Bllokokimi i kufirt në Merdare më shumë po duket i qëllimshme se sa ndonjë problem, pasi që nuk është njoftuar për prishje të sistemit apo dicka tjeter. Gjithçka duket e qëllimshme. Nga ora 6 deri në ora 9 s’ka pasur lëvizje pothuajse fare të veturave.

Ndërsa, tani pas orës 9 ka filluar të zhbllokohet kufiri, dhe veturat kanë filluar të dalin, por kryerja e obgigimeve të qytetarë kosovarë po zgjatë deri në 30 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar mbrëmë në ora 19:07 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare, kolonat në Merdare janë mbi dy mijë metra.Dalja dhe hyrja në Kosovë përmes pikës kufitare, Merdare mund të zgjasë më shumë së tri orë, si sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat