Thaçi: Kosova është falënderuese për mbështetjen e shtetit dhe popullit zviceran

Aktuale

Thaçi: Kosova është falënderuese për mbështetjen e shtetit dhe popullit zviceran

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:26
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale të tyre.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se Kosova i është mirënjohëse Zvicrës për mbështetjen e tyre  për lirinë dhe shtetëndërtimin.

Ai është shprehur i lumtur për urat lidhëse mes popullit të Kosovës dhe atij të Zvicrës.

“Urime të përzemërta për Zvicrën në Ditën Nacionale të tyre. Kosova është falënderuese për mbështetjen e tyre në lirinë dhe shtetndërtimin. I lumtur për urat që kemi ndërtuar mes popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat