Mblidhet LDK-ja, flitet për zgjedhjet në parti

Aktuale

Mblidhet LDK-ja, flitet për zgjedhjet në parti

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:46
LDK

Ka nisur takimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në orën 13:30 ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo mbledhje do të kryesohet nga kryetari i partisë, Isa Mustafa, teksa po mbahet në selinë qendrore në Prishtinë.

Në këtë takim pritet të definohet agjenda dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të partisë për kryetar dhe zhvillimeve të fundit politike.

Ndryshe, kuvendi zgjedhor, i nënti me radhë, fillon të shtunën nga ora 10:00, ndërsa regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00. 

Kujtojmë që Isa Mustafa pritet që të marr edhe një mandat tjetër si kryetar i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat