Haziri flet për futjen në garë për kryetar të LDK-së

Aktuale

Haziri flet për futjen në garë për kryetar të LDK-së

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:31
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për kreun e LDK-së.

I pyetur nga Sinjali para mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Haziri ka thënë se po presin te shohin zhvillimet e përgjithshme për të vendosur pastaj në Kuvend.

Drejtuesit e lartë të LDK-së kanë deklaruar se tema e takimit të sotëm është përgatitja rreth kuvendit të së shtunës.

Pas mbledhjes pritet që dikush nga zyrtaret e LDK-së t’u drejtohet gazetarëve të cilët po i ndjekin me interesim zhvillimet brenda kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat