Fatmir Sejdiu largohet nga takimi me Isa Mustafën: Jam gati të bëhem kryetar i LDK-së

Aktuale

Fatmir Sejdiu largohet nga takimi me Isa Mustafën: Jam gati të bëhem kryetar i LDK-së

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:38
Fatmir Sejdiu

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka zhvilluar sot gjatë ditës një takim me kryetarin aktual të kësaj partie, Isa Mustafa.

Sejdiu ka folur për media menjëherë pas takimit, duke shfaqur haptazi gatishmërinë për t’u bërë kryetar i LDK-së.

Ai ka shtuar se paraqitjen e kandidaturës do ta bëjë formalisht në mbledhje, por ka shtuar se do të analizojë deri në ditën e fundit.

“Unë gjithmonë kam pasur dhe kam shprehur gatishmërinë time që të marrë përgjegjësitë e duhura në udhëheqje të LDK-së dhe natyrisht paraqitje formale bëhet në Kuvend. Do të analizoj deri atë ditë. Unë kam vendosur përgjegjësinë time për të qenë i gatshëm për të marrë përgjegjësi”, ka thënë shkurt Sejdiu.

Sidoqoftë, ish-presidenti Sejdiu nuk ka pranuar të jap detaje lidhur me diskutimet në takim, ani pse nga mediat është raportuar se në LDK po diskutohet një konsensus i mundshëm, për shkak se asnjë nga kandidatët nuk e ka numrin e mjaftueshëm të delegatëve.

“Kisha një takim me kryetarin Mustafa, biseduam për situatën politike aktuale, folëm për mobilizimin për zgjedhje dhe mendoj se duhet gjetur shtegun ma të mirë të mundshëm për me pas një proces të mbarë.”, tha Sejdiu duke mos dashur të jep më shumë komente.

Nevoja për ndonjë marrëveshje konsensuale për zgjedhjen e kryetarit ka ardhur pasi Statuti i partisë kërkon përkrahjen e gjysmës së delegatëve që një kandidat të ketë të drejtë garimi.

Fatmir Sejidu kishte marrë postin e kryetarit të LDK-së në zgjedhjet e para pas vdekjes së ish –Presidentit, Ibrahim Rugova në kuvendin e famshëm të karrigeve.

Ai kishte mbajtur detyrën e kryetarit të partisë deri kur në krye të saj kishte ardhur Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat