“Ma shau nënën dhe ma ofroi organin gjenital në gojë”, vjen reagim i këshilltarit të Haradinajt

Aktuale

“Ma shau nënën dhe ma ofroi organin gjenital në gojë”, vjen reagim i këshilltarit të Haradinajt

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:46
Agim Vatovci, Gazmend Abrashi, Ramush Haradinaj

Gazmend Abrashi, këshilltar i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj akuzave që i ka bërë kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci.

Vatovci, ka lëshuar akuza në drejtim të këshilltarëve të kryeministrit në dorëheqje, duke thënë se njëri prej tyre e ka nxjerrë jashtë prej një mbledhjeje, madje edhe duke e sharë me nënë.

Madje Vatovci ka përmendur emrat e Gazmend Abrashit dhe Jahir Morinës, që, sipas tij, nuk po e lënë të futet në zyrën e kryeministrit e as nëpër mbledhje.

Gazmend Abrashi, ka thënë se nuk e kupton se në çfarë rrethane e ka përmendur emrin e tij Vatovci.

Abrashi ka thënë se asnjëherë nuk ka përmendur fjalë banale ndaj Vatovcit.

“E kam njohur dhe e njoh si mik, Agim Vatovcin. Nuk e kuptoj kontekstin në çfarë relacioni e përmend emrin tim. As nuk e di për cilën rrethanë po flet në teatër, as ndonjëherë se kam përmend ndonjë fjalë banale ndaj tij, por jo vetëm ndaj tij. Dhe më ka çuditë fakti, po ashtu nuk po e kuptoj për çfarë më ka apostrofuar në këtë rast”, ka thënë Abrashi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili i ka bërë ftesë publike Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezit dhe ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të PSRK, Afrim Shefkiu, që të reagojnë lidhur me deklaratat e bëra nga Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci, në drejtim të këshilltarëve të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Siç ka thënë Miftaraj, ky rast duhet të sqarohet nga organet kompetente dhe inicimi dhe mbrojtja duhet të fillojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i ka bërë ftesë publike Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezit dhe ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të PSRK, Afrim Shefkiu, që të reagojnë lidhur me deklaratat e bëra nga Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci, në drejtim të këshilltarëve të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Siç ka thënë Miftaraj, ky rast duhet të sqarohet nga organet kompetente dhe inicimi dhe mbrojtja duhet të fillojnë nga Prokuroria

“Ftesë publike Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksander Lumezi dhe u.d. së Kryeprokurorit të PSRK, z. Afrim Shefkiu, të ushtrojnë kompetencat dhe përgjegjësitë që iu jep ligji. Viktimat potenciale të krimit duhet të sigurohen dhe mbrohen nga shteti. Ky rast duhet të sqarohet nga organet kompetente. Inicimi dhe mbrojtja duhet të fillojë nga Prokuroria!”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

 Agim Vatovci, ka lëshuar akuza në drejtim të këshilltarëve të kryeministrit, tanimë në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se njëri prej tyre e ka nxjerrë jashtë prej një mbledhjeje, “ia ka sharë nënën”.

Por siç ka thënë Vatovci, ky nuk ka qenë ofendimi i vetëm i tyre në drejtim të tij.

Ai ka përmendur emrat e Gazmend Abrashit dhe Jahir Morinës, që, sipas tij, nuk po e lënë të futet në zyrën e kryeministrit e as nëpër mbledhje.

“Unë jam kanë njeriu që e kam mbështet më së shumti kryeministrin Haradinaj, po më së paku kam përfitu unë edhe jam zhgënjyer për arsye se këshilltarët e tij që janë më të afërt, jo vetëm që më kanë injoru por edhe më kanë qitë edhe prej sallave nëpër mbledhje në ndonjë mbledhje komemorative ose në teatër. Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt ma shan nanën edhe ma jep organin në gojë”, ka thënë Vatovci.

Një deklaratë e Vatovcit vjen dy vjet pasi që ai kishte aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Vatovcin në një takim e kishte pritur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe i apostrofuari në deklaratë, nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi.

“Bashkë me liderin, Ramush Haradinaj, e mirëpritëm në familjen tonë të madhe aderimin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të prirë nga Agim Vatovci, i Shoqatës së personave me nevoja të veçanta. U zotuam që do ta kanë përkrahjen e plotë institucionale”, kishte shkruar Abrashi në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat