Vjosa Osmani deklason Isa Mustafën: Sondazhi që e fundos kreun e LDK-së

Aktuale

Vjosa Osmani deklason Isa Mustafën: Sondazhi që e fundos kreun e LDK-së

Nga: N.Sh Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:34
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, 2 ditë para Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, që do të mbahet këtë të shtunë, është deklasua nga Vjosa Osmani.

Në sondazhin e bërë nga gazeta “Bota sot”, se cili është i duhuri i LDK-së, Isa Mustafa apo Vjosa Osmani, nga 1.2 mijë vota, Vjosa po fiton me 92% kundrejt Mustafës.

Përveç kësaj, janë bërë edhe qindra komente, nga të cilat shumica janë pro Vjosa Osmanit.

Njëri prej tyre, madje pyet se nuk krahasohet Osmani me Isa Mustafën të cilin e quan të dështuar.

Për kreun e LDK-së, Vjosa Osmani edhe katër vite më parë ishte e gatshme të kandidoj, mirëpo një gjë e tillë iu pamundësua.

Kurse tash, në garë janë disa emra të cilët pretendojnë të marrin postin e të parit të LDK-së.

Nëj është e qartë se, nga sondazhet e krijuara nga “Bota sot”, Vjosa Osmani është personi më i votuar nga të gjithë kundër kandidatët, megjithatë dita e shtunë, do të na tregon emrin e të parit të LDK-së.

Emër i madh i duhet LDK-së, që në zgjedhjet që priten të mbahen së shpejti të dal fituese, përndryshe me disa prej emrave të cilët po lakohen në media, po të zgjidhen ata kryetar LDK-ja do të vazhdoj rënien e saj, pasi elektorati i ri, por edhe ai më besnik i LDK-së, dëshiron ndryshime në këtë parti dhe në gjithë Kosovën, e kundërta e kësaj do të ishte vetëm një fitore e partive të “komandantëve”, të cilët nuk lanë “guri” pa rrotulluar për së keqi!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat