Vjen reagimi i PSD-së pasi Korab Sejdiu kërkoi koalicion LDK-VV

Aktuale

Vjen reagimi i PSD-së pasi Korab Sejdiu kërkoi koalicion LDK-VV

Nga: A.ZH Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:31
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, së fundmi ka deklaruar se qeverinë e ardhshme të Kosovës, duhet ta udhëheqin dy partitë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Këto dy subjekte kanë brum të mjaftueshëm brenda tyre që të ofrojnë qeverisje që ka edhe guxim, edhe inteligjencë”, ka thënë Sejdiu në një emision televiziv.

Por, atij i ka reaguar zëdhënësi për media i Partisë Socialdemokrate Shkodran Hoti. Ky i fundit ia ka kujtuar Sejdiut aderimet nga LDK në AKR, përcjell Bota sot.

Sipas Hotit, Sejdiu duhet të kthehet sërish në LDK ose të aderojë në Vetëvendosje, që të kontribuojë për koalicionin LDK-VV.

Postimi i Hotit:

Korab Sejdiu, nga LDK brenda nate pati aderuar në AKR. Më pas përfundoi si i pavarur. Nga ky pozicion çdo ditë lyp koalicion LDK-VV. Mbase kishte qenë mirë fillimisht ose me u kthy në LDK ose me aderu në VV, e më pas jep kontribut në jetësimin e kësaj ëndrre republikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat