Merovci: S’ka të keqe nëse Mustafa propozohet si kandidat konsensual

Aktuale

Merovci: S’ka të keqe nëse Mustafa propozohet si kandidat konsensual

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:03
Adnan Merovci

Adnan Merovci ka folur për zgjedhjet brenda LDK’së dhe kryetarin që pritet të zgjedhet më 3 gusht.

Merovci në Info Magazine ka thënë se s’ka të keqe nëse Isa Mustafa paraqitet si kandidat konsensual, megjithatë ai thotë se mund të ketë edhe kandidatë tjerë.

‘’Ky mund të jetë qëndrim parimor. Ata mund të merren vesh ashtu. Ska të keqe por në Kuvend mund të dalin edhe alternativa tjera. Flitet për një parti që është horizontale dhe vertikale. E ka bazën e fortë, aq sa vertikalet  e kanë mbajt dhe e mban. Aty janë delegatë nga gjithë Kosova’’.

”Ka emra në LDK që munden me e bartë këtë përgjegjësi. Udhëheqja nënkupton punë gogja shumë”.

”LDK duhet ta zgjedhë një kryetar dhe udhëheqësi me delegim të përgjegjësive që për bartës të listës të jetë ai që sjell vota. Jemi në prag të zgjedhjeve. Nëse nuk qitet njeriu i qëlluar, gabohet rëndë sepe dëmtohen në elektorat.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat