Thaçi dhe Lushtaku bëhen bashkë, kjo është arsyeja

Aktuale

Thaçi dhe Lushtaku bëhen bashkë, kjo është arsyeja

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:55
Hashim Thaçi, Sami Lushtaku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me ish partiakun e tij, Sami Lushtaku, kanë vizituar familjen e bashkëluftëtarit Haki Drenica nga Klina e Poshtme.

Ai ka shkruar në Faceboook, se “Hakiu dhe familja Hajdari në përgjithësi, kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare, sidomos gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, vizituam familjen e bashkëluftëtarit Haki Drenica nga Klina e Poshtme. Hakiu dhe familja Hajdari në përgjithësi, kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare, sidomos gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fshati Klinë e Poshtme, njihet për mikpritjen e madhe që u ka bërë dhjetra mijëra refugjatëve gjatë viteve 1998-1999. U jemi mirënjohës përjetë familjeve që kanë dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. SL

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat