Pas Haradinajt, ftesë për Gjykatën Speciale merr edhe një deputete e AAK-së

Aktuale

Pas Haradinajt, ftesë për Gjykatën Speciale merr edhe një deputete e AAK-së

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2019 Në ora: 20:16
Time Kadriaj, Ramush Haradinaj

Javë më parë në Gjykatën Speciale u ftua kryeministri në dorëheqje, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por, sot edhe një bashkëpartiake ka marrë ftesën nga kjo Gjykatë. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe ish pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj është e ftuara e radhës nga kjo Gjykatë.

Ajo në një prononcim për “Bota sot” konfirmuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale.

Image
Time Kadrijaj

Ndërsa e pyetur se kur do të paraqitet në Hagë, si dhe në çfarë cilësie, deputetja e AAK-së është shprehur se nga Gjykata Special  ende nuk e ka marrë ftesën.

“Unë sot jam kontaktuar nga gjykata, ftesën nuk e kam marr ende.

Ju ka interesuar vendndodhja e ime për me  dorëzu ftesën”, ka deklaruar Kadrijaj për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat