Thaçi zvarritë procesin e konsultimeve me partitë

Aktuale

Thaçi zvarritë procesin e konsultimeve me partitë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 20:36
Hashim Thaçi

Ka disa ditë që ka nis konsultimet me partitë politike.

Por, tek Zyra e Presidentit këtë javë u paraqitën vetëm subjektet minoritare.

I pari i vendit,  Hashim Thaçi, ende nuk ka ftuar asnjërën nga partitë e mëdha politike.

Në LDK thonë se kurdo që t’i ftojnë, ata do të kërkojnë caktimin e zgjedhjeve.

E zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, nuk është i befasuar se ende nuk kanë marr ftesë.

“Nuk është e çuditshme nëse presidenti e prit LDK, është partia më e madhe…”

Se Presidenti po e zvarritë procesin e konsultimeve e thotë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Por, ajo thotë se përveç pritjes së përfundimit të zgjedhjeve në LDK, ka edhe një arsye tjetër.

“Është edhe kjo…por edhe PDK nuk është gati..”..

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, shpreson se konsultimet do të kryhen shpejtë.

“Me u kry shpejtë…që më shku në zgjedhje….”

E presidenti i vendit ende nuk ka dërguar ftesë as në adresë të Nismas Socialdemokrate e PSD.

Për analistin Jakup Azemi, presidenti po neglizhon qëllimisht konsultimet me partitë politike.

Sipas ligjëruesit në Universitetin e Londrës, ka një arsye për këtë.

“Në një rikonfiguracion të LDK me isa mustafën përsëri si lider i saj…do ta mundësonte që Thaçi ta riprogramojë poltikën dhe zgjedhjet…”

T7 ka kërkuar sqarime edhe nga Zyra e Presidentit, se pse nuk janë ftuar ende partitë e mëdha politike në konsultime.

Por, nga ky institucion nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat