Vjen reagimi i Ethem Çekut, pasi u raportua se djali i tij u arrestua dhe u zu me drogë

Aktuale

Vjen reagimi i Ethem Çekut, pasi u raportua se djali i tij u arrestua dhe u zu me drogë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 21:24
Ethem Çeku

Mediat sot kanë raportuar se djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit Ethem Çeku, Ard Çeku është arrestuar e më pas liruar nën dyshimin se ka konsumuar substancë narkotike të llojit kokainë.

Ndërkohë, për rastin ka reaguar edhe babai i tij, Ethem Çeku i cili i ka quajtur lajmet që tregonin për konsumimin e kokainës nga djali i tij “shpifëse dhe ofenduese për të dhe familjen e tij”

Çeku përmes një reagimi ka thënë se mediat duhet të kërkojnë falje për qarkullimin e këtij lajmi, ndryshe do t’i duhet të ngrejë padi.

Ky është reagimi i plotë i Ethem Çekut

Të nderuar,

Padrejtësisht jam përfolur dhe është ekspozuar fotografi e imja dhe anëtarëve te familjes sime ku në disa media është raportuar se gjoja se biri im është gjetur në posedim të substancës narkotike. Ky lajm është shpifës dhe ofendues për mua dhe familjen time. Është kuptuar tashmë se biri im nuk ka qenë në posedim te substancës narkotike dhe ai mund të përgjigjet vetëm për veprimet e tija. Andaj, i drejtohem gjitha mediave që kanë shpërndarë këtë lajm të rrejshëm të vendosin këtë reagim timin në lajme duke i dhënë rëndësinë e njëjtë si lajmit të rrejshëm dhe të kërkojnë falje publikisht për shpifjen, ndryshe, jam i shtyer të inicioj padi për kompensim demi të shkaktuar ndaj familjes sonë kundër çdo mediumi që ka shpërndarë lajmin shpifës dhe fyes! Me respekt, Ethem Çeku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat