Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka kritikuar Serbinë për qasjen ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se politikanët e Beogradit, po lobojnë në mënyrë aktive në BE që Kosovës t’ia tërheqin njohjet, përcjell Bota sot.
Sipas profesorit amerikan, Serbia nuk është e interesuar që të zgjidh konfliktin e saj me Kosovën.
“Duket se Serbia nuk është e interesuar të zgjidh konfliktin e saj me Kosovën. Politikanët nga Beogradi po lobojnë në mënyrë aktive në BE për të tërhequr njohjet e Kosovës”, ka deklaruar Ben-Meir.
Ai ka theksuar se Serbia duhet të ndryshojë pranojë faktin se Kosova është e pavarur dhe për këtë, të dyja vendet duhet të fillojnë bisedimet për të zgjidhur dallimet e tyre.
Sipas ekspertit të Ballkanit, Kosova dhe Serbia, duhet të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranuar reciprokisht.
“Serbia duhet të ndryshojë pozicionin dhe të lobojë në sjelljen e saj për t'u bërë anëtare e BE-së, por ajo duhet të pranojë faktin që Kosova është këtu për të qëndruar dhe mënyra më e mirë përpara është të hyjë në negociata serioze me Prishtinën për të zgjidhur dallimet e tyre. Kjo duhet të fillojë me një proces pajtimi midis dy vendeve për të demonstruar angazhimin e tyre për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranuar reciprokisht”, ka deklaruar Alon Ben-Meir./BS