LDK me dy vija të kuqe për PDK-në, Beqiri: VV opsion i mundshëm për koalicion, por nuk ia harrojmë të bëmat

Aktuale

LDK me dy vija të kuqe për PDK-në, Beqiri: VV opsion i mundshëm për koalicion, por nuk ia harrojmë të bëmat

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 22:37
Ismet Beqiri

Ismet Beqiri nga LDK, në prag të zgjedhjeve thotë se për PDK’në kanë dy vija të kuqe dhe se nuk do të bënin më koalicion me këtë parti. Sipas tij, mundësia e hapur mbetet për VV’në.

Megjithatë, LDK s’mund t’ia harrojë disa të bëma VV’së.

‘’Me u intonu himni  e mos me u çu në kambë, nuk është në rregull. LDK nuk heq dorë nga kandidati për kryeministër. Nëse s’ka përafërim, i ndajmë rrugët. Por VV është opcion shumë i mundshëm.’’, tha sonte Beqiri në Debat Plus.

‘’Nuk e besoj që do të kemi koalicion parazgjedhor me VV’në’’

Për PDK’më, thonë se tash ia kanë shtuar edhe një vijë të kuqe.

Ndërsa për koalicion parazgjedhor nuk e ka përjashtuar as Nismën, as AAK’në, e as PSD’në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat