Beqiri për koalicionet: Kam dëshirë që AKR dhe PSD të kalojnë pragun

Aktuale

Beqiri për koalicionet: Kam dëshirë që AKR dhe PSD të kalojnë pragun

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 00:52
Ismet Beqiri

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se pos PDK-së të gjitha partitë tjera janë opsione për koalicione pas zgjedhore me LDK-në.

Beqiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se për PDK-në LDK duhet të ketë jo vetëm një por dy vija të kuqe.

Ai ka thënë se edhe në të kaluarën ai ka qenë kundër koalicionit me PDK-në, por Kryesia kishte vendosur ndryshme nga mendimi i tij dhe kishin lidhur koalicion me PDK-në.

“Dryni sigurisht se nuk do t’i vihet partisë, por një koalicion me PDK-në do ta zvogëlonte shumë partinë. Ky është disponimi i elektoratit tonë”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se pavarësisht disa dallimeve programore me Vetëvendosjen, për një koalicion të tillë mund të vendos partia.

“Ndoshta me Vetëvendosjen do të ishte stabile qeverisja sa i përket numrave, por nuk do të kishte stabilitet sa u përket disa gjërave që zbaton Vetëvendosje, siç është për shembull mos ngritja në këmbë kur intonohet himni i Republikës së Kosovës. Janë teknikalitete këto por duhen përmirësuar”.

Beqiri ka thënë se pos Vetëvendosjes që është si opsion shumë i mundshëm, edhe partitë tjera pos PDK-së janë opsione.

Ai ka thënë se ka dëshirë që AKR dhe PSD të kalojnë pragun zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se LDK ka dalur keq kur ka bërë koalicione parazgjedhore, dhe sipas tij më nuk do të shkohet më këso koalicione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat