Ish – komandanti i UÇK-së mbetet pa koment: Veteranen e rrejshme e fton Gjykata Speciale

Aktuale

Ish – komandanti i UÇK-së mbetet pa koment: Veteranen e rrejshme e fton Gjykata Speciale

Nga: A.M. Më: 2 gusht 2019 Në ora: 09:40
Ahmet Isufi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka reaguar pasi që bashkëpartiaken e tij, Time Kadrijajn e ka ftuar Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi në Facebook,  ka shkruar se “një gjykatë e shpallë veterane të rrejshme Time Kadrijajn, tjetra i bënë ftesë si ushtare e UÇK-së-no koment!”

“Një gjykatë e shpallë veterane të rrejshme Time Kadrijajn, tjetra i bënë ftesë si ushtare e UÇK-së-no koment!

Pavarsisht këtyre rrethanave çlirimtarët nuk mërziten dhe nuk lodhen asnjëherë për të dëshmuar të vërteten e madhe për luftën e drejt dhe fitimtare.

Sfidat edhe mund të vazhdojnë por liria jonë mbetet e pakontestueshme, Kosova është e pavarur dhe të tillë do ta ruajmë përherë”, ka shkrauar Isufi nw Facebook.

Ndryshe, deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe ish pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj në një prononcim për “Bota sot” konfirmuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale.

LEXO edhe: Pas Haradinajt, ftesë për Gjykatën Speciale merr edhe një deputete e AAK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat