Mustafa mbledh me mëngjes kryesinë – a do të marr bekimin për kryetar?

Aktuale

Mustafa mbledh me mëngjes kryesinë – a do të marr bekimin për kryetar?

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 09:43
LDK

Kanë filluar të mblidhen në selinë e LDK-së në Prishtinë, kryesia e kësaj partie, me ftesë të kryetarit Isa Mustafa.

Një ditë para se kjo parti të shkojë në Kuvend Zgjedhor, Mustafa ka ftuar kryesinë, derisa nuk është përjashtuar mundësia që të diskutohet edhe për një kandidat konsensual.

Deri më tani Mustafa ka hyrë në objektin e kësaj partie, derisa pas tij kanë ardhur edhe pjesa tjetër e kryesisë, përfshirë këtu edhe nënkryetarin Agim Veliu.

Dje LDK ka mbajtur një mbledhje parapërgatitore që zgjati më shumë se tre orë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat