Blerim Latifi i reagon Albin Kurtit, pas vizitës së tij në Palestinë

Aktuale

Blerim Latifi i reagon Albin Kurtit, pas vizitës së tij në Palestinë

Nga: D.RR Më: 2 gusht 2019 Në ora: 11:28
Blerim Latifi

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit dhe Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar në Facebook rreth vizitës së Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në Izrael.

Latifi ka shkruar se Kurti po lobon për shtetin e Palestinës, ndërkohë ata nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

“Ambasadori palestinez në Beograd, Nabhan, vetëm dy javë më parë, tha se "Kosova është pjesë e Serbisë dhe kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e saj", ndërsa Albin Kurti bredh nëpër botë duke lobuar për ta, me fjalime marksiste. Vizionar se jo mahi!”, ka shkruar Latifi.

Lideri i Vetëvendosjes po qëndron në Tel Aviv ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Internacionales Socialiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat