Qeveria e re, më shumë ministra/ Ligji që do t’i kufizonte nuk u miratua

Aktuale

Qeveria e re, më shumë ministra/ Ligji që do t’i kufizonte nuk u miratua

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 12:51
Ilustrim

Qeverisja e re e Kosovës do t’i ketë sërish duart e lira për rritjen e ministrive, zëvendësministrave e këshilltarëve politik.

Kjo pasi Ligji për Qeverinë që kishte përfunduar si projektligj në fund të majit, nuk u dërgua në Kuvend për votim.

Miratimi i këtij projektligji do të reduktonte numri e ministrive nga 21 sa janë tani në 15, nga 80 zëvendësministra në 30, e nga mbi 180 këshilltar politik në jo më tepër se 90.

Por, nëse i njëjti nuk miratohet nga ky kuvend atëherë qeverisja e re mund ta ndryshojë.

Shoqëria civile vlerëson se miratimi i këtij ligji do ta rriste llogaridhënien për shpenzimin e parasë publike.

Numri i madh i stafit politik i kushtojë Qeverisë miliona euro shpenzime për paga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat