LDK-ja arrin pajtim: Isa Mustafa, kandidat konsensual për kryetar të partisë

Aktuale

LDK-ja arrin pajtim: Isa Mustafa, kandidat konsensual për kryetar të partisë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:05
LDK

Pas një mbledhjeje treorëshe, LDK-ja ka vendosur që Isa Mustafa të kandidojë përsëri në pozitën e të parit, mëson media brenda mbledhjes së kryesisë.

Që nga ora 10:00 e mëngjesit, Isa Mustafa është duke mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbledhja që u thirr për sot, u tha se ishte vazhdim i diskutimeve për të vendosur lidhur me një kandidat konsensual që do të zgjedhë LDK-ja në Kuvendin Zgjedhor, e që do të mbajë pozitën e të parin për katër vitet e ardhshme.

Mustafa pas takimit me kryesinë do të takohet edhe me kryetarët e degëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat