Agim Veliu me një mesazh për Isa Mustafën

Aktuale

Agim Veliu me një mesazh për Isa Mustafën

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:22
Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Pas dakordimit se Isa Mustafa do të kandidojë nesër prap për pozitën e të parit të LDK-së, kryesia ka vazhduar diskutimin në njërën nga kafet afër selisë së partisë. Para mediave, shkurtimisht nënkryetari Agim Veliu që është edhe një nga pretendentët për pozitën e të parit ka thënë se kandidaturat shpallen nesër.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu si duket nuk ka dalë fort i kënaqur nga takimi tre orësh që patën me kryesinë e kësaj partie.

Media ka raportuar se u arrit konsensus që Isa Mustafa të marrë pozitën e të parit, mirëpo Agim Veliu po thotë se nesër në Kuvend zgjedhor do të zyrtarizohet gjithçka.

“Cdo kush ka të drejtë të kandidoj. Nesër do të shpallen kandidaturat dhe do të aprovohen në Kuvend në bazë të normës së statutit”, tha Veliu.

Momenalisht, kryesia e LDK-së, po vazhdojnë diskutimin në njërën nga kafet afër selisë, derisa, Mustafa po takohet me kryetarët e degëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat