Haradinaj: AAK shkon e vetme në zgjedhje, por kemi afërsi me këto tri parti

Aktuale

Haradinaj: AAK shkon e vetme në zgjedhje, por kemi afërsi me këto tri parti

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka deklaruar se si subjekt politik ende nuk kanë marr ftesë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konsultime, teksa shprehu gatishmërinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që t'i bashkohet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës.

Këto komente ai i bërë pas homazhe që i bëri tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë.

Haradinaj: Si subjekt politik ende nuk kemi marr ftesë nga Presidenti Thaçi

 "Ende jo si subjekt politik ende jo nuk kemi ftesë.... Kjo është një ide e hershme edhe e jona dhe se kryetari i grupit parlamentar të AAK-së në këtë rast Ahmet Isufi, ka marrë udhëzimet edhe nga Këshilli Drejtues dhe Kryesia e partisë të Aleancës që t'i bashkohet një mocioni për shpërbërjen e Kuvendit", tha ai.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se partia që udhëheqë ai do shkoj e vetme në zgjedhje, duke lënë të hapur mundësinë për Nismën, PSD-në dhe AKR-në.

Haradinaj: AAK shkon e vetme në zgjedhje

"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shkon vetëm në zgjedhje, megjithatë ne kemi një respekt ta them ashtu një afërsi me disa parti, kemi fol për Nismën, PSD-në, për AKR- në jemi të hapur por Aleanca shkon vetëm në zgjedhje", u shpreh Haradinaj.

I pyetur rreth deklarimeve të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu e cili tha se Haradinaj e shkeli besimin e PDK-së Haradinaj nuk i komentoi këto deklarata vetëm se shprehu respektin që ka ndaj deputetit Haxhiu.

Këto deklarata, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot ka bërë pas nderimeve që bëri me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant Roki, te lapidari në fshatin Kopernicë.

Në anën tjetër kujtojmë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar takime me deputetet e 6+, por që ende nuk ka ftuar për konsultime asnjë parti shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat