“Fletërrufeja” e Hashim Thaçit dërguar koalicionit PAN

Aktuale

“Fletërrufeja” e Hashim Thaçit dërguar koalicionit PAN

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:36
Hashim Thaçi

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish po abuzon me postin e besuar kushtetues.

Profesori përmes një postimi ën Facebook, shprehet se, kur të gjitha partitë pozitë – opozitë kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, presidenti me një “fletërrufe”, kërkon nga koalicioni PAN që të propozojnë një kandidat të ri për të mandatuar për postin e kryeministrit.

Maloku ka shkruar edhe për absurditetet e kësaj “fletërrufeje” siç e quan ai, letrën e presidentit Hashim Thaçi dërguar koalicionit PAN.

Ja shkrimi i prof. Fadil Malokut:

Presidenti Thaçi sërish po abuzon me postin e besuar kushtetues

Në kohën kur të gjitha partitë politike po kërkojnë zgjedhje, e madje pozitë e opozitë, po përgatiten për këtë fakt e këtë akt që dosido e matë “peshën specifike” të secilit akter politik. Presidenti Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare edhe zyrtarisht i drejtohet me një “fletërrufe” koalicionit PAN që të propozojnë një kandidat të ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës!?

Por, cilat janë absurditetet e kësaj “fletërrufeje” më të re presidenciale?

1. Institucioni i Presidencës me kushtetutën aktuale kosovare është më shumë në rolin e një “kryeplaku” qē ekzekuton koncenzuset potenciale partiake (para)post elektorale, se sa të një “prokurori” që kurorëzon që në rastin e koalicionit PAN, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, lëre që s’i ka mbetur më asnjë shpresë e koalicionimit të mëtejmë, por s’i ka mbetur as edhe një dromcë e “bashkëjetesës” së mëtejme as sociale e lëre më politike.

2. Tjetër, shihet qartësisht dhe pa ekuivoke, që i njëjti me “fletërrufenë” e lëshuar ka për qëllim vetëm blerjen e kohës (por, tashmë jo për gjithë “lokomotivën elektorale të PAN-it" për PDK-n, e cila pas tri mandateve nën udhëheqjen e Kosovës është shpenzuar e lodhur aq shumë sa që lirshëm mund të kualifikohet edhe si krizë elektorale. Kjo i bie që presidenti me eufemizëm na del si një “avokat” tejet i dobët, që më shumë do e dëmtojë se sa ndihmojë, këtë subjekt politik në zgjedhjet në horizont.

3. Presidenti Thaçi, gjithashtu me këtë “fletërrufe”, padyshim të vonuar dhe të dëmshme për PDK-n, duke dëshmuar lojalitet dhe aspak racionalitet politik, shkelë me të ”katër këmbët” Marrëveshjen Koalicionale të PAN-it për vazhdimin e mëtejmë të qeverisjes politike me vendin. Sepse dorëheqëja e kryeministrit Haradinaj, ishte përveç befasisë së hidhur (sidomos për presidentin dhe shefat e subjekteve tjera, mbi të cilat zakonisht PDK-ja diktonte si kohën ashtu momentin e rrëzimeve të qeverive), ishte edhe një “diktat” tjetërfare për ta diskredituar e kompromituar sa më shumë në sytë e publikut, “boss-in” e dredhive dhe manipulimeve të gjitha prapaskenave makiaveliste, të pasluftës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat