Haziri: Pa LDK-në s’ka as zgjedhje e as zgjidhje, pa neve iu rrëzohen edhe qeveritë

Aktuale

Haziri: Pa LDK-në s’ka as zgjedhje e as zgjidhje, pa neve iu rrëzohen edhe qeveritë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:01
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sot pas mbledhjes maratonike të kryesisë ka folur për diskutimet që kanë vazhduar mes tyre, një ditë para Kuvendit të Përgjithshëm zgjedhor.

I pyetur nëse kandidaturat po i mbajnë sekret veç për spektakël dhe vëmendje, Haziri tha se LDK nuk ka nevojë për diçka të tillë.

‘’LDK nuk ka nevojë për spektakël,  por nevojë për me e konfirmu  procesin zgjedhor dhe peshën që e ka. Pa LDK s’ka as zgjedhje e as zgjidhje. Pa neve, qeveritë rrëzohen dhe bien shumë shpejt. LDK është partia më e hapur në çdo kuptim’’, tha Haziri.

Megjithatë, LDK po harron që kishte arritur të mbajë Qeverinë veç dy vite, pasi u rrëzua me mocion mosbesimi.

LDK nesër pritet të mbajë zgjedhjet. Isa Mustafa është përfolur se do të jetë kandidat konsensual, megjithatë asgjë s’kanë bërë zyrtare nga partia. As kandidaturat e tjera nuk janë shpallur deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat