Zyrtari i VV-së: Një tufë hajnash s’munden të bëjnë asgjë të mirë për Kosovën

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Një tufë hajnash s’munden të bëjnë asgjë të mirë për Kosovën

Nga: A.ZH Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:23
Lëvizja Vetëvendosje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga koalicioni PAN, që të propozojë emrin e mandatarit të ri për postin e kryeministrit.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thirrur seancë për shpërbërjen e Kuvendit.

Ndaj këtyre zhvillimeve, ka reaguar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se zyrtarëve të PAN-it iu deshën dy vite që ta kuptonin se Kosovës nuk i sjellin të mira një “tufë hajnash”.

Reagimi i Zaimit:

Këtyre të PAN-it ua kemi thënë prej 2017 se një tufë hajnash nuk munden të bëjnë asgjë të mirë për Kosovën.

U deshën dy vite dështime e skandale që ta kuptojnë.

Intel inside. Pentium 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat