Shqiptaro-amerikani flet për manovrimet e Thaçit në politikë, ja mendimi i tij për situatën e krijuar në Kosovë

Aktuale

Shqiptaro-amerikani flet për manovrimet e Thaçit në politikë, ja mendimi i tij për situatën e krijuar në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2019 Në ora: 17:40
Hashim Thaçi

Shqiptaro-amerikani Bleron Baraliu, një prej ekspertëve që drejton njërin prej grupeve më të fuqishme financiare në botë "Zais Group" thotë se janë naiv ata që mendojnë se hapat e fundit të presidentit Hashim Thaçit janë përpëlitje në dëshpërim.

Baraliu përmes një postimi në Facebook, thekson se, Thaçi është mjeshtër i rrallë i manovrimit në politikën nacionaliste të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi nuk bën hapa sporadik, andaj Baraliu mendon se gjasat janë më pak për zgjedhje e më shumë për kompromise.

Ja postimi i plotë:

Jane naive ata qe mendojne se hapat e fundit te Thaqit jane perpelitje ne deshprim.

Hashimi eshte mjeshter i rralle i manevrimit ne politiken mocaliste tu Kosoves. Ai nuk ben hapa sporadik si kundershtaret e tij. Per shembull, nje skenar me probabilitet te larte do te ishte nje carje e dukshme ne LDK ne kuvendin e neserm, dhe formimin e nje qeverie te re ku do te merrte pjese njera nga 3 fraksionet e ndara te LDKse.

Per momentin mendoj se gjasat jane me pak per zgjedhje e me shume per kompromize. Mos harroni justifikimin e zakonshem: "per hir te interesit te vendit" - te cilin lehte dhe rendome e nxjerrin nga xhepi politikanet tane imbeciliste qe kryesojne partite me dele deputete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat