Ishte 14 vjeç në luftë, pas 3 ditësh shkon në Hagë – flet Rilind Berisha

Aktuale

Ishte 14 vjeç në luftë, pas 3 ditësh shkon në Hagë – flet Rilind Berisha

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 18:24
ilustrim

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim një kosovar që gjatë kohës së luftës i kishte vetëm 14 vjetë. Bëhet fjalë për zyrtarin në Ministrinë e Drejtësisë, Rilind Berishën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se kjo është ftesa më e befasishme që ka marrë ndonjë herë, derisa ka njoftuar se do të paraqitet në Gjykatë më 5 gusht.

“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat