Ja dy kandidatët më serioz për kreun e LDK-së, pas Isa Mustafës

Aktuale

Ja dy kandidatët më serioz për kreun e LDK-së, pas Isa Mustafës

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2019 Në ora: 18:36
Isa Mustafa

Nesër do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Pas Isa Mustafës, i cili është kryetar i këtij subjekti politik, dy kandidatët tjerë më serioz janë Gazmend Muhaxherit dhe Lutfi Haziri.

Kështu ka vlerësuar ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, i cili shton se Agim Veliu po shet mjegull.

Tali përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe numrin e delegatëve, andaj sipas tij, përveç Isa Mustafës, Hazirit dhe Muhaxherit të tjerët nuk janë serioz sepse nuk kanë numra të delegatëve.

Ja postimi i plotë:

Dy kandidatët më seriozë (pos Isë Mustafës) për kryetar të LDK'ës janë Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri.

Agim Veliu veç po shet mjegull e asgjë tjetër!

E them këtë duke u bazu në "rajonalizimin" (pa nevojë) e këtij Kuvendi zgjedhor.

Gazmend Muhaxheri është i vetmi kanditat i Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Burim, Deçan...) me rreth 67 delegatē.

Lutfi Haziri po ashtu i vetmi kanditat i Anamoravës. Por edhe i Karadakut. D.m.th., Gjilan, Dardanë, Viti...) me rreth 54 delegatë.

Pastaj te Luta duhet bërë hesap edhe marrëdhëniet tradicionale (denbabaden) mes Gjilanit, Ferizajt e Kaçanikut.

E Agim Veliu e ka veç Llapin (Podujevën) me 29 delegatë. Por aty janë duke lypur hise edhe Isë Mustafa e Fatmir Sejdiu.

Prishtina (me 44 delegatë) është pazar i Kosovës. Njëmend ka shumë llapjanë por ka edhe shumë dukagjinas dhe anamoravas e karadakli.

Veç thashë tua rikujtojë këtë matematikë analistëve tanë. :)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat