Pasi i reagoj Thaçit, Haradinaj thotë se Kosova po dëshmon vlera të mëdha...

Aktuale

Pasi i reagoj Thaçit, Haradinaj thotë se Kosova po dëshmon vlera të mëdha...

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2019 Në ora: 19:53
Ramush Haradinaj

Paraditja e sotme ishte e ngjeshur me reagime ndaj presidentit Hashim Thaçi i cili mori vendim zyrtar, ku kërkoi nga koalicioni PAN që të propozojë një kandidatë për kryeministër, pa vendim për zgjedhje të parakohshme.

Ndaj presidentit reagoi edhe Ramush Haradinaj, ndërsa tani kryeministri në dorëheqje ka gjetur të flas për kulturë dhe festivale.

Haradinaj përmes një postimi ën Facebook, shprehet se, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale.

“Përmes festivaleve ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale. Mbresëlënës fakti se angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha globale. Përgëzoj këngëtaren tonë me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFest, që po iu ofrojnë qytetarëve të këtij vendi një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm. Falemnderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre”, shkruan Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat