Agim Veliu tërhiqet, nesër ky do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së

Aktuale

Agim Veliu tërhiqet, nesër ky do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 20:01
Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të jetë kandidati i vetëm i partisë kryesore opozitare të vendit për udhëheqës të partisë gjatë viteve të ardhshme.

Të shtunën, LDK’ja do të mbajë Kuvendin e saj të shumëpërmendur, ku delegatët e partisë do të zgjedhin njeriun që do ta drejtojë partinë.

Express ka mësuar se në parti janë marrë vesh përfundimisht për kandidatin konsensual për kryetar, dhe ai do të jetë kreu i tanishëm i partisë, Mustafa.

Sipas burimeve, nënkryetari aktual i partisë, Agim Veliu, ka vendosur të tërhiqet nga gara për kryetar të partisë, duke i lënë hapur rrugën Mustafës për t’u rikonfirmuar në krye të LDK’së.

Arritja e një marrëveshjeje brenda partisë për kandidat konsensual për kryetar nënkupton që nga gara për kryetar tërhiqet edhe nënkryetari tjetër, Lutfi Haziri. Ai kishte deklaruar se do të kandidonte për kreun e partisë vetëm nëse nuk do të gjendej një kandidat konsensual për kryetar.

Kuvendi i LDK’së është paraparë të mbahet të shtunën, më 3 gusht, nga ora 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat