Paralajmëron Korab Sejdiu: Nëse nuk arrihet një koalicion LDK-Vetëvendosje, do ta bëj këtë gjë

Aktuale

Paralajmëron Korab Sejdiu: Nëse nuk arrihet një koalicion LDK-Vetëvendosje, do ta bëj këtë gjë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 20:42
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës që ka vepruar në Grupin Parlamentar të LDK-së, Korab Sejdiu, ka thënë se është i nevojshëm një koalicion LDK-Vetëvendosje.

Sejdiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se deklaratat e sotme të Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit janë inskenime për të “vërtetuar” se Veseli është kryetar i vërtet i PDK-së.

Deputeti opozitar thotë se Kosova e ka të nevojshme formimin e një blloku LDK-Vetëvendosje, pasi sipas tij këto janë dy partitë kryesore që do të formonin një shumicë shqiptare në Kuvend.

Ai ka thënë se një koalicion LDK-AAK do të ishte problematik për shkak siç thotë ai të një numri të problemeve që AAK i ka krijuar nuk mund t’i zgjidhë.

“Si mund të merresh me problemin e veteranëve të rrejshëm nëse i ke në qeveri ata që i kanë krijuar veteranët e rrejshëm, ose së paku një pjesë të tyre. Kështu që është shumë problematike të kesh dikë nga PAN-i në qeveri e të ballafaqohesh me problemet serioze që i kanë krijuar ata”, tha ai.

Sejdiu ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje nëse duan të mirën e qytetarëve e jo interesin partiak duhet t’i kalojnë dallimet që kanë në mënyrë që të dalin bashkë në zgjedhje.

Deputeti i pavarur, thotë se e ardhmja politike e tij është e lidhur edhe me zgjedhjet në LDK dhe koalicionet e mundshme në të ardhmen.

“E shoh vetën time nën petkun e koalicionit të shpëtimit “LDK-Vetëvendosje”…Nëse nuk mund të jap kontribut këtë drejtim do ta shoh nëse do të vazhdojë të qëndrojë në politikë apo jo dhe ku do të angazhohem”, tha ndër të tjera Korab Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat