LDK i "shtrenjton" përgjigjet para Kuvendit Zgjedhor

Aktuale

LDK i "shtrenjton" përgjigjet para Kuvendit Zgjedhor

Nga: H.O. Më: 2 gusht 2019 Në ora: 22:35
Arkiv

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër Kuvendit e Nëntë Zgjedhor. Ende nuk dihet saktë se kush do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i LDK-së. Po flitet se Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë tërhequr, ndërsa i vetëm në këtë garë ka mbetur kryetari aktual, Isa Mustafa.

I kontaktuar për këtë çështje, zyrtari i kësaj partie, Bajram Gecaj nuk ka dhënë detaje. Madje e quan këtë pyetje si ‘një milionë dollarshe’.

“One million dollar question”, përgjigjet shkurt Gecaj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat