Haxhi Avdyli: Me Vjosa Osmanin kryeministre

Aktuale

Haxhi Avdyli: Me Vjosa Osmanin kryeministre

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 22:54
Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës që vjen nga qyteti i Prizrenit, Haxhi Avdyli, në një shpërndarje që e ka bërë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka lënë të kuptohet se ai e mbështet deputeten Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre nga partia e Ibrahim Rugovës.

Një llogari në Facebook, e titulluar “Me Vjosa Osmanin Kryeministre” ka postuar një fotografi në të cilën shihet deputetja Vjosa Osmani, deputeti Haxhi Avdyli, kryetarja e forumit të grave të LDK’së në Prizren, Sadije Osaj-Jakupi dhe anëtarë të tjerë të LDK’së. Në këtë fotografi është e shkruar “Në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo shtëpi, me çdo njeri, koalicioni ynë i vetëm”.

E pikërisht këtë fotografi, deputeti Avdyli e ka shpërndarë në llogarinë e tij, e që lë të kuptohet se ai publikisht tashmë e mbështet Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK’së.

Image

Të shtunën në orën 10:00 do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK’së në të cilin do të zgjedhet kryetari i ri. Është mësuar se Isa Mustafa do të jetë kandidati konsensual që ta vazhdojë mandatin përsëri në krye të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat