Miftaraj tregon kriteret për kryetar të LDK-së ndër vite, më interesanti është i këtij viti

Aktuale

Miftaraj tregon kriteret për kryetar të LDK-së ndër vite, më interesanti është i këtij viti

Nga: G.B Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:01
LDK

Ehat Miftaraj nga IKD ka treguar kriteret për tu bërë kryetar i LDK-së, ndër vite, duke thënë se fillimisht në vitin 1994 kriteri ishte kontributi pesë vite në LDK, më pas 17 vite në struktura të LDK-së, pastaj kontribut 26 vite, pastaj 30 dhe të jetë defator i Rrahman Morinës, përcjell Bota sot.

Ndërsa për këtë vit që aktualisht po mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, Miftaraj ka thënë se për të qenë kryetar i LDK-së duhet t’i ketë 75 vjet, kontribut 40 vjet, të mos i kritikojë baballarët e LDK-së dhe proceset e rëndësishme të kësaj partie.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Viti 1994, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kontribut se paku pese vite ne LDK.

Viti 2006, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kontribut se paku 17 vite ne struktura te LDK-se.

Viti 2015, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kontribut se paku 26 vite ne LDK ose parti komuniste!

Viti 2019, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kontribut se paku 30 vite ne LDK, parti komuniste dhe me qene defator i Rrahman Morines.

Viti 2029, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kandidati me i pas se paku 75 vite, kontribut se paku 40 vite ne LDK, mos me i kritiku baballaret e LDK-se si dhe ne proceset e rendesishme te kesaj partie me dal me i arsyetu vendimet moniste dhe me na i shit si vlera demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat