Abrashi paralajmron se pas Kuvendit Zgjedhor, LDK do të hyjë fuqishëm në zgjedhje

Aktuale

Abrashi paralajmron se pas Kuvendit Zgjedhor, LDK do të hyjë fuqishëm në zgjedhje

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:32
Arban Abrashi

Ish-Kandidati i Prishtinës, dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Arban Abrashi ka bërë një prononcim të shkurtët para fillimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

Abrashi ka thënë se pret një unitet të LDK-së në këtë Kuvend që të futen fuqishëm në zgjedhje.

“Pres një unitet edhe më të madh, sepse këtyre javëve kemi pasur negociata të brendshme dhe do të dalim me një listë që e fuqizon LDK-së sepse për 2 muaj e pak do të hyjmë në zgjedhje”, ka thënë Abrashi

I pyetur nëse ka pasur pretendime për Kryetar të LDK-së, Abrashi është shprehur se pretendime nuk ka pasur.

“Pretendime nuk kam pasur, por ka pasur njerëz që kanë menduar se mund ta kryej atë punë I pari ka qenë Gazmend Muhaxheri që ka thënë publikisht”, është shprehur Abrashi, për T7 .

Arban Abrashi ka deklaruar se ka pasur bisedime që Isa Mustafa të jetë kandidat konsensual.

“Pak a shumë në atë drejtim është shkuar, por tani fillon Kuvendi dhe nuk dua të ndërhyj në vullnetin e delegatëve, degët kanë hyrë në bisedime që të mundësojë një zhvillim të mirëfilltë të Kuvendit”, ka thënë Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat