Sigurim shtesë tek dera e sallës ku po mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Aktuale

Sigurim shtesë tek dera e sallës ku po mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:34
Sigurim shtesë tek dera e sallës ku po mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës po e mban Kuvendin e Nëntë Zgjedhor ku pritet të zgjedhet kryetari dhe kryesia e re e partisë.

Pas më së shumti 10 minuta të fillimit të Kuvendit, mediet nuk janë lejuar të qëndrojnë më tutje brenda Kuvendit.

Kjo sigurisht pasi LDK është siguruar që të mos ketë kamera ose gazetarë brenda në rast të ndonjë incidenti të mundshëm siç kemi parë më herët.

Në derën kryesore të sallës ku po mbahet Kuvendi i LDK-së ka sigurim shtesë të cilët nuk lejojnë gazetarë e kamera të afrohen.

Kjo po ndodh pavarësisht se janë verifikuar rreptë të gjithë 355 delegatët që do të marrin pjesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat