Zemaj: Delegatët vendosën që t’i vazhdohet mandati kryetarit aktual

Aktuale

Zemaj: Delegatët vendosën që t’i vazhdohet mandati kryetarit aktual

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:21
Armend Zemaj

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka folur pas zgjedhjes së Isa Mustafës si kryetar i LDK’së edhe për një mandat.

Zemaj në një prononcim për T7 ka thënë se nuk ka pasur ndonjë parregullsi gjatë procesit. Ka thënë se delegatët vendosën që t’i vazhdohet mandati kryetarit aktual, derisa shtoi se kishte edhe delegatë që votuan për Sejdiun.

“Ishte një proces normal. Delegatët vendosën që ti vazhdohet mandati kryetarit aktual. Tash është procesi i zgjedhjes së Këshillit Drejtues që është organi më i rëndësishëm. Ata me votat e tyre vendosën, por kishte edhe vota që donin t’i japin mundësinë edhe z. Sejdiu”, ka thënë Zemaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat