Deputetja Hykmete Bajrami ka uruar Isa Mustafën për zgjedhjen e tij si kryetar i LDK-së, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se sot është fundi i PAN-it, fundi i partive që zhvatën Kosovën me keqqeverisje, krim e korrupsion.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Urime qytetarë, urime Kosovë, urime LDK për Kryetarin Isa Mustafa
Lidhja Demokratike e Kosovës dëshmoi pjekuri, maturi, fuqizim dhe fitore me zgjedhjen e Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës edhe sot iu dha shembull gjithë partive tjera.
Sot është fundi i PAN-it, fundi i partive që zhvatën Kosovën me keqqeverisje, krim e korrupsion.
Urime!