Isa Mustafa u përgjigjet Tërmkollit dhe Sejdiut, flet edhe për Rrahman Morinën

Aktuale

Isa Mustafa u përgjigjet Tërmkollit dhe Sejdiut, flet edhe për Rrahman Morinën

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:27
Isa Mustafa u përgjigjet Tërmkollit dhe Sejdiut, flet edhe për Rrahman Morinën

Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Por, procesi zgjedhor i kësaj partie i ka penguar disa anëtarëve të saj. Ka qenë Melihate e cila ka thënë se një proces i tillë si ky i sotmi nuk ka ndodhur as në kohën komuniste duke thënë se tash në krye të LDK’së është vënë ministri i Rrahman Morinës.

Por Mustafa, pas rizgjedhjes si kryetar i LDK’së, la deklaruar se nuk e ka në plan të merret me deklaratat e Tërmkollit dhe ka thënë se nëse ajo ka ndonjë lidhje telefonike me Morinën le ta publikojë.

“Nuk kam se çka të komentoj lidhur me deklaratat e Melihates. Nëse ka i ka mbet ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja. Unë kam punuar për Kosovën, për Republikën për shtet”, ka deklaruar Mustafa pas rizgjedhjes kryetar i LDKsë.

E për deklaratat e Sejdiut ai po thotë se nuk ka mundësi për manipulime të procesit.

“Unë kamë biseduar me Sejdiun në telefon. Me ka thënë pse më ke ftu. I kamë thanë vetëm me të uru suksese në Kuvend edhe pas ëprfundimit me ia zgjatë dorën njëri-tjetrit. Askush s’mund t’i manipulojë 355 veta, nuk është mirë që kësaj pune dhe njerëzve që kanë qenë këtu t’u jepen epitete të tilla”, ka deklaruar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat