Vjen reagimi nga kampi i Veselit pas rizgjedhjes së Mustafës kryetar

Aktuale

Vjen reagimi nga kampi i Veselit pas rizgjedhjes së Mustafës kryetar

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 13:44
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka reaguar pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Latifi në një postim në Facebook, ka thënë se të rinjtë e LDK-së, janë viktimë e mendjelehtësisë së tyre, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ata kanë harruar faktin se Isa Mustafa “qe 40 vite u mbijeton intrigave dhe dramave politike të vendit dhe rajonit”.

Reagimi i Latifit:

Të rinjtë shpesh janë viktima të mendjelehtësisë së tyre! Si kjo “gjenerata e republikës” e LDK-së, siç po e quajnë veten me këtë emër të pakuptimtë. Ua ka marrë mendja se munden lehtë t’ia marrin partinë Isa Mustafës, duke harruar faktin se ai tash e 40 vjet u mbijeton intrigave dhe dramave politike të vendit dhe rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat