Flet Abdixhiku: Kanë pritur ndarje e përçarje e jo LDK bashkë, beteja jonë fillon tash

Aktuale

Flet Abdixhiku: Kanë pritur ndarje e përçarje e jo LDK bashkë, beteja jonë fillon tash

Nga: G.B Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:14
Lumir Abdixhiku

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie, ku Isa Mustafa u zgjodh sërish kryetar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kundërshtarët mund të kenë pritur ndarje, përplasje e përçarje, veçse jo një LDK bashkë dhe kjo i trishton, përcjell Bota sot.

Ai thotë se LDK mbetet bashkë, me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin dhe tani së bashku do të nisin orën e ndryshimit në Kosovë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mund të kenë pritur ndarje. Mund të kenë pritur përplasje e përçarje. Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka - veçse jo një LDK bashkë. Kjo i trishton.

Në momentet më kritike të Kosovës, LDK megjithatë mbetet bashkë. Me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin. Ajo vjen para zgjedhjeve si unike, me një shtëpi të fortë e me një lider që ka një ekipë të tanë pas.

Me të, të gjithë bashkë, do të nisim orën e ndryshimit në Kosovë. Beteja jonë fillon tash.

Tik tak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat