“Rebelohet” keq Sabri Hamiti: Pasi u votua për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm, çohet dhe e refuzon!

Aktuale

“Rebelohet” keq Sabri Hamiti: Pasi u votua për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm, çohet dhe e refuzon!

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:41
LDK

Kuvendi i nëntë zgjedhor i Lidhjes Demokratike (LDK), i cili u mbajt sot është përcjellur me tensione mes anëtarëve.

Pos ish-kryetarit të LDK-së Fatmir Sejdiu, i cili shprehu pakënaqësi me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të ri, për çka dhe drejtoi një sërë akuzash ndaj Isa Mustafës, edhe ish-anëtari i kryesisë së po kësaj partie Sabri Hamiti, nuk është ndar i kënaqur.

Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

Sipas të njëjtave burime, Hamitit nuk i ka pëlqyer vendimi i Kuvendit Zgjedhor për zgjedhjen e tij si anëtar të Këshillit të Përgjithshëm, vendim ky i cili e nxiti të jap dorëheqje të mënjehërshme nga ky funksion.

“Sabri Hamiti është votuar për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, por ai ka refuzuar këtë vendim dhe është dorëhequr nga kjo pozitë”, pohojnë burimet e njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat