Lulzim Basha e uron Isa Mustafën pas rizgjedhjes në krye të LDK’së

Aktuale

Lulzim Basha e uron Isa Mustafën pas rizgjedhjes në krye të LDK’së

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:44
Isa Mustafa, Lulzim Basha

Pas rizgjedhjes në krye të LDK’së, Isa Mustafën e ka uruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

“Urimet më të mira mikut tim Isa Mustafa në Kosovë, për rizgjedhjen në krye të LDK. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, i uroj suksese bashkë me LDK në sfidat për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin euroatlantik të saj”, shprehet Basha.

Isa Mustafa është rizgjedhur sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e nëntë zgjedhor.

 Mustafa mori shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Synime për kryetar ka pasur edhe Fatmri Sejdiu megjithatë ai nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për miratimin e kandidaturës, nen ky shumë i përfolur i Satutit të LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat