Familja Geci përsëri në LDK: Njëri prej shtatë vëllezërve bëhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm

Aktuale

Familja Geci përsëri në LDK: Njëri prej shtatë vëllezërve bëhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm

Nga: N.Sh Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:14
Vëllezërit Geci

Sot në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, është bë anëtar Fadil Geci.

Ish deputeti i Kosovës, Fadil Geci nuk ishte shumë aktiv në politik. Kjo familje në kohën kur ishin “përplasjet e karrigave” në Kuvendin e LDK-së, kaluan në LDD, mirëpo përsëri janë kthyer në “shtëpinë e vjetër” LDK.

Vëllai i Fadilit, Esati shkruan në Facebook, se të gjithë kundërshtarët politik sot kanë pritur që në LDK do të ketë mosmarrëveshje, por shton se, kjo parti është e shtetit.

“Të gjithë kundërshtarët politik sot kanë prit që në LDK do të ketë mos marrëveshje por LDK është parti e shteti dhe të gjithë të bashkuar do të e marrim timonin e Kosovës dhe do të ja kthejmë pushtetin qytetarëve, në këtë kuvend anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm është zgjedhur Fadil Geci vëllai i dytë, andaj të bashkuar të ecim përpara na prift e mbara Rugovista”, shkruan ai.

Ndryshe, edhe vajza e madhe e Gani Gecit, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, ishte delegate për Kuvendin e LDK-së. Komuna e Vitisë, atje ku jeton, vepron dhe është e martuar e ka zgjedhur Marigonën delegate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat