Haradinaj nga Shqiponja: Punët e vendit do i kryej qind për qind

Aktuale

Haradinaj nga Shqiponja: Punët e vendit do i kryej qind për qind

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:57
Haradinaj nga Shqiponja: Punët e vendit do i kryej qind për qind

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka bërë homazhe në Shqiponjë në nderim të dëshmorit Idriz Gucati, martirëve Zize Syla, Ukshin Hamza, Arif e Sejdi Kosumi dhe dëshmores Aze Brahimaj.

Me këtë rast, Haradinaj tha se Shqiponja është vend që mburret para kombit për luftën, për atë që ka bërë për liri për komandantët, për luftëtarët e shquar që i ka.

Nga Shqipojna duke mos përmendur emra ai tha se ka njerëz që dorëzohen para pengesave dhe lëshojnë rrugë, porse ai shprehet i gatshëm t’i kryej punët në vend qind për qind. Nuk ka përmendur emra se kujt i është drejtuar kështu.

Haradinaj: Unë jam për t’i kryer punët e këtij vendi qind për qind

“Ka pasur rrugë të gjatë me ardhur deri tek liria një pjesë të rrugës e di edhe vetë Shqiponja para luftës sa e vështirë ka qenë prandaj kujtesa jonë historike na tregon sa herë është dashur me pagua me jeta të njerëzve tanë me mbet në këto troje, por edhe rruga prej lirisë deri sot nuk ka qenë e lehtë është me pengesa është çështje e zgjidhjes që e bëjnë njerëzit. Disa njerëz pranojnë të dorëzohen para pengesave  ata lëshojnë rrugë, disa njerëz nuk i pranojnë pengesat dhe kryejnë punë. Unë jam për me i krye punët e këtij vendi qind për qind, kush lodhet, kush nuk mundet ka hije, kush mundet duhet me vazhdua me punua me i krye punët e këtij vendi”, tha ai.

Në anën tjetër, Lahi Brahimaj tha se 3 gushti i  vitit 1999 ishte ditë e përgjakshme për Jabllanicën, ditë në të cilën ai humbi nënën dhe gjyshen e tij, për çka ai ndjen dhimbje dhe krenari.

Brahimaj:3 gusht 1999 ishte ditë e përgjakshme për Jabllanicën

“Sot 20 vite ata që e mbajnë mend luftën Jabllanica ka qenë e rrethuar prej tri brigadave të Serbisë. Një ka qenë drejtimi Pejë-Klinë, një Gjakovë-Deçan dhe Deçan-Pejë, që të tria në drejtim të Jabllanicës tri ditë janë bërë luftime deri më datën tre. Sot 20 vite kanë rënë në pozicione Idriz Gucati, nëna ime tek shtëpi a me gjyshen Zize Sylaj dhe Sjedi e Arif Kosumi kanë rënë tek pozicioni tek shkolla, ka qenë një ditë e përgjakshme por djemtë që kanë qenë këtu besoj që pa u bërë 24 orë kanë marr hak”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat