“Mustafa, njeriu kompetent për të drejtuar çështjet madhore në Kosovë”

Aktuale

“Mustafa, njeriu kompetent për të drejtuar çështjet madhore në Kosovë”

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:22
Angela Merkel dhe Isa Mustafa

Isa Mustafa është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Duke komentuar për këtë, ish-shefja e stafit të Mustafës Vlora Dumoshi, ka thënë se Mustafa bën pjesë në kapitullin e madh të fitoreve radhazi.

Ajo ka thënë se delegatët e kuvendit qendror të LDK-së konfirmuan se Mustafa është njeriu kompetent për të drejtuar çështjet madhore në vend, përcjell Bota sot.

Reagimi i Dumoshit:

Në historinë e LDK-së, kryetari Isa Mustafa bënë pjesë në kapitullin e madh të fitoreve rradhazi.

Në këtë fitore të rradhës do të triumfon përsëri me një qeverisje të ndritshme për Kosovën dhe me një LDK unike dhe të pamposhtur.

Edhe këtë rradhë delegatët e kuvendit qendror të LDK-së konfirmuan se kryetari Mustafa është njeriu kompetentë për të drejtuar çështjet madhore në vend.

Na priftë e mbara. URIME! #LDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat