Edhe kjo parti e uron Isa Mustafën, i kërkon edhe koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Aktuale

Edhe kjo parti e uron Isa Mustafën, i kërkon edhe koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:24
Isa Mustafa

Sot Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i LDK-së, ndërsa ka pranuar urime edhe nga disa parti politike.

Njëra prej tyre është edhe Alternativa e Mimoza Kusarit Lila, e cila përveç që ka uruar Mustafën, ia ka bërë me dije se janë të gatshëm për një koalicion me LDK-në.

Postimi i plotë i Mimoza Kusarit Lila:

Me rastin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ri-zgjedhjes në krye të saj, Kryetarit Isa Mustafa, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari ka uruar Kryetarin e sapozgjedhur të LDK-së me urimin si mëposhtë:

I nderuari Kryetar Mustafa,

Me vëmendje këtyre ditëve, sikur të gjithë në Kosovë, përcollëm procesin zgjedhor në LDK.

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Alternativës, të ju uroj edhe për një mandat të fituar në krye të partisë më të madhe në Kosovë.

Uroj në suksesin tuaj dhe të subjektit që drejtoni bashkë me suksesin e Kosovës në sfidat që na presin në të ardhmen e afërt.

Me respekt,
Mimoza Kusari - Lila

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat