Paralajmërohet bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta, ja nga kush

Aktuale

Paralajmërohet bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta, ja nga kush

Nga: N.Sh Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:01
Ilustrim

Ish drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Yll Rugova ka uruar LDK-në për zgjedhjen e kryetarit të ri, Isa Mustafën.

Yll Rugova përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova është shumë afër një ndryshimi të madh politik, siç e quan ai më të madhin në 20 vjetët e fundit.

“Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta. Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat”, shkruan Rugova transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor.

Ja postimi i plotë:

Urime LDK-së për zgjedhjen e kryetarit!

Po mendoj që secili pajtohet që sot jemi shumë afër një ndryshimi të madh politik në Kosovë! Më të madhin në këto 20 vjetët e fundit ndoshta.

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta. Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat.

Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë.

Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë.

#qeveriakurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat